Gjykata ka vendosur që Fadil Kasemi, vrasësi i ish bashkëshortes së tij Fildez Hafizi të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Masa e sigurisë “arrest me burg” e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë është në përputhje me kërkesën e Prokurorisë, që e akuzon 53-vjeçarin për veprat penale: Vrasje për shkak të lidhjeve familjare, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi. Fadil Kasemi ka heshtur në gjykatë dhe nuk ka shfaqur pendesë për krimin.














