Një 21 vjeçar ka rënë pre e nje atentati dhe ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër. Bëhet fjalë për shtetasin Edmir Nilaj, 21 vjeç, i cili është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar se pas një konflikti të çastit me persona akoma të paidentifikuar, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.N, 21 vjeç, banues Vekel, Malësi e Madhe, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia. Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.












