Shërbimet e policisë të Komisariatit Nr. 1 kanë bërë të mundur dje, arrestimin e Tomorr Roko, 49 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij është bërë i mundur, pas në rrugën e “Elbasanit” është konstatuar duke shfrytëzuar për të lypur fëmijën e mitur 1 muajshe, me iniciale M. R.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Keqtrajtim i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b dhe 25 i Kodit Penal.











