• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deputeti i PD-së: Ja kush e kontrollon trafikun e drogës dhe si mund të kapen ata

droni by droni
2 September, 2017
in Politika
0
FOTOLAJM/3 hektarë kanabis, një roje
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji ka deklaruar se aksioni i fundit i qeverisë për të luftuar kanabisin, me anë të një Task-Force, është një farsë. Sipas tij, nisma e qeverisë për të arrestuar “bosët” e drogës ka si qëllim vetëm për të trembur kultivuesit e vegjël. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, deputeti i PD-së thotë se maksimumi janë 15 persona që kontrollojnë gjithë aktivitetin kriminal të kanabisit në vend dhe që sipas tij, kanë lidhje dhe mbështetje nga qeveria. Salianji shprehet se Rama nuk ka objektiv luftën kundër kanabisit por kontrollin e çmimit të saj.

Qeveria ka nisur luftë kundër kriminelëve të drogës. Kështu të paktën deklarohet nga mbledhja e Task-Forcës që është transmetuar në Facebook-un e kryeministrit. Si ju duket kjo iniciativë?
Është një show i pavlerë nga ana e kryeministrit. Nuk ka nevojë për të pasur një Task-Forcë, ndërkohë që Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe organet ligj-zbatuese janë të ngarkuara nga ligjet për të luftuar fenomenin 24 orë. Po ashtu ligji detyron edhe kryetarët e fshatrave për të denoncuar çdo fakt të kultivimit të lëndëve narkotike. Besoj dhe është plotësisht e qartë që ky show mediatik është më shumë për të trembur një pjesë e kultivuesve të drogës që nuk kanë lidhje me qeverinë. Shqetësimi kryesor i qeverisë është ulja tej mase e çmimit të kanabisit për shkak të kultivimit masiv dhe qeveria do ta mbaj të kontrolluar tek disa duar të cilët marrin pjesën e tyre të fitimit. Ky është interesi i drejtpërdrejtë i kryeministrit dhe drejtorëve të policisë të lidhur me këtë fenomen masiv në Shqipëri.

Ju e keni parë nga afër situatën në vend. Keni qenë në disa rrethe dhe keni parë në terren se si kultivohet kanabisi. A mundet qeveria, nëse ka vendosmëri, ta parandalojë dhe ta luftojë kultivimin e kanabisit në vend?
Unë kam qenë në disa zona, edhe në fshatin e ish-ministrit të atëhershëm (Tahiri). Kam qenë në zonat e Kolonjës kur ishin zgjedhjet e pjesshme lokale dhe e them me bindje se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga policia, asnjë procedurë formale për të pyetur se ku ndodhen parcelat. Kanë qenë ara të kultivuara nga njerëz që e paguajnë qeverinë, që i paguajnë strukturat qeveritare nga njerëz me lidhje të forta qeveritare. Nëse do të donte qeveria, të paktën kultivimin e këtij viti, mund ta ndalonte në masë të madhe, duke e minimizuar pothuajse plotësisht. Por, interesi i qeverisë është që të prodhojë para dhe jo që të ndalojë këtë fenomen. Tek kjo dua të theksoj vetëm disa problematika që lindin nëpër zona.
Së pari, kultivimi i lëndës narkotike nuk bëhet nga njerëz të zonës por bëhet nga njerëz të dërguar nga qeveria, me influencë tek qeveria. Në Kolonjë ishin dërguar njerëz nga Vlora, Korça, Tepelena. Apo në zona të tjera janë njerëz që e kontrollojnë këtë fenomen, që kanë lidhje me qeverinë. Nëse do të ketë vullnet dhe dëshirë parcelat me kanabis shkatërrohen brenda një viti.
Por mendoj që qeveria ka vetëm vullnet dhe dëshirë për ta monopolizuar në disa duar për të përfituar sa më shumë nga ky fenomen.

Ju thoni që pothuajse në zonat ku keni qenë ju kanë identifikuar se kush janë personat që kultivojnë kanabisin. A ka emra dhe ku mund të fshihen personat e tillë, qoftë edhe ata që bashkëpunojnë me qeverinë apo të tjerë që fshihen?
Nuk ka asnjë nevojë të fshihen. Në zonën e Tepelenës ku kam qenë kam treguar se si në maj të malit ka makina superluksoze nga 100 mijë euro e më shumë. Mjafton t’i kapësh këto persona që shkojnë për të kontrolluar parcelat dhe aty zbulon edhe personat që e mbjellin, personat që e transportojnë, personat që janë pronarët, madje dhe personat që kanë lidhje me qeverinë. Mjafton të marrësh nën mbikëqyrje këta njerëz dhe emrat e kemi thënë, janë në qeveri. Edi Rama është kryetari apo përfaqësuesi i këtij fenomeni që i sjellë përfitime miliarda euroshe në vit, për vetë apo për anëtarët e vet të qeverisë apo të bandës.

Përmendet një shifër që në të gjithë Shqipërinë janë 124 persona të rrezikshëm, trafikantë i të gjithë këtij fenomeni të drogës. A mendoni se është një shifër spekulative?
Shifra 124 është një shifër abuzive, e përdorur sa për të thënë një numër, që ne kemi nën mbikëqyrje diçka, për të mos thënë që është jo profesionale e thënë nga kryeministri por pa thënë se ku janë gjetur dhe të dhëna të tjera të bindshme. Kultivimi i drogës bëhet në masë më të mëdha. Janë përfshirë mijëra vetë në këtë lloj biznesi kriminal por kontrolli i kësaj bëhet nga pak duart, bëhet nga 15 duar maksimumi. Janë 15 njerëz të rëndësishëm, disa mbase në Parlament dhe në Parlamentin e sotëm, të cilat kontrollojnë trafikun e drogës dhe kontrollojnë këta njerëz të cilët janë të përfshirë në terren. I ka informacionet policia dhe qytetarët e dinë këtë. Është naive ta mendosh që policia nuk i identifikon dot këta.

Ka disa vite reshet që problemi i kanabisit është i përhapur dhe mediat ndërkombëtare shkruajnë për këtë fenomen. Nga tjetër, kryeministri pas kaq vitesh kujtohet e krijon një task-forcë me objektivin për ta luftuar. Pse po e bën këtë dhe a është sipas jush një lloj situate që e përdor kryeministri në prag të integrimit? Është një lloj fasade apo një qëllim realist që mund të ndihmojnë në ndryshimin e situatës?
Kjo bëhet veçse për fasadë, për të treguar gjoja ka një luftë ndaj drogës, fenomenin e së cilës kryeministri nuk e pranonte deri para një viti. Rama nuk pranonte kultivimin kaq masiv të drogës dhe në shkallë kaq të përhapur dhe tani po bën një show sikur po merret me diçka. Ndërkohë që po e ritheksoj që lufta reale bëhet për të pasur nën kontroll drogën pasi çmimi i kanabisit ka rënë dhe qeveria do që ta mbajë nën kontroll, së bashku me bandat e organizuar. Ndërkohë që për fasadë do t’i tregojë partnerëve ndërkombëtarë, të cilët me ç’thuhet kanë ndërhyrë edhe për largimin e ish-ministrit të Brendshëm, se po lufton kanabisin.

Previous Post

EMRI & FOTO GALERI/ Delvinë, sekuestrohet Lotoja e garave me qen, prangoset pronari

Next Post

Syri i Kaltër, turistes gjermane i grabisin edhe rrobat e trupit

droni

droni

Next Post
Syri i Kaltër, turistes gjermane i grabisin edhe rrobat e trupit

Syri i Kaltër, turistes gjermane i grabisin edhe rrobat e trupit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.