Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri me dije se autori i vrasjes së Fildes Hafizai, Fadil Kasemi nuk është dorëzuar sikurse pretendohej deri më tani, por është arrestuar nga policia. Sipas prokurorisë, pas vrasjes Fadil Kasemi kishte marrë një furgon duke i treguar armën shoferit . Burime bëjnë me dije se Kasemi ka marrë një furgon që shpërndante mallra, duke i kërkuar shoferit ta dërgonte në qendër. Fillimisht Kasemi e ka fshehur armën, më pas e ka nxjerrë, duke e detyruar shoferin ti bindej fillimisht. Shoferi sapo ka parë një patrulle ka marrë në të majë për tek rajoni policisë numër një, ka hapur krahun dhe aty i ka treguar policisë se personi që ishte më të kishte një armë dhe i ka kërkuar atyre ta arrestojnë.











