Busti i Skënderbeut në sheshin me të njëjtin emër në Tiranë u zu nga disa ekrane gjigante një ditë para faljes së Bajramit që bëhet në shesh.
Ngjarja ka shkaktuar debate të mëdha në rrjete sociale dhe besohet se kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka urdhëruar mbulimin e tij pas një kërkesë që ka ardhur nga komuniteti mysliman.

Më poshte janë disa foto të postuara nga koordinatori i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar – Dega Tiranë, Frrok Bardhi ku duket koha kur janë vënë dhe hequr ekranet e mëdhenj.












