Një furgon mallrash është përplasur me autobuzin e linjës dhe ka shkaktuar të plagosur. Ngjarja ndodhi kete mezdite. Sipas policosë vetëm një person është aksidentuar dhe shtruar në spital, shoferi i furgonit.
Njoftimi i policise
Më datë 01.09.2017, rreth orës 13:14, në Numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për dy mjete të përplasura në rrugën e Ndroqit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një furgon mallrash me drejtues shtetasin M.Ç është përplasur me një autobus me drejtues shtetasin N.B..
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi M.Ç., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.












