Gjyqtarja Fildes Hafizi (Kasemi) e vrarë sot nga ish bashkëshorti në zonën e “Xhamllikut” ndihej e kërcënuar edhe më parë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për TV “News 24”, se gjyqtarja i kishte shprehur shqetësimin e saj një kolegeje gjatë udhëtimit nga Tirana për në Shkodër.
“Ndihem e kërcënuar, ai mund të më vrasë”, mësohet ti ketë thënë ajo koleges para vrasjes.
Gjyqtarja, raportohet se përveç dy fëmijëve, kujdes edhe për dy prindërit e saj, të cilët janë në gjendje jo të mirë shëndetësore.












