Një mjet Mercedes “Benz” ka marre flake teksa ka qenë në ecje e sipër. Gazetarja e “Panorama”, Shpresa Dine, raporton se makina qe u përfshi nga flakët është me targa AA 901 BL.
Ngjarja është regjistruar në rrugën nacionale Sarande – Gjirokastër në Vrion. Pas alarmit te drejtuesit polica mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet.
Me urgjencë shkoi edhe zjarrfikësja.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit për te cilin po hetohet.
Për fat nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar.














