• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMERGJENCAT CIVILE/ Në 24 orët e fundit, 10 vatra zjarri në të gjithë vendin

droni by droni
30 August, 2017
in Kronika
0
VIDEO & FOTO GALERI/ Flakë përfshijnë pikën turistike të Gjinarit, zjarri i afrohet banesave
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emergjencat Civile bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 90 punonjës zjarrfikës, 20 automjete zjarrfikëse, 150 forca ushtarake, rreth 140 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.

QARKU LEZHË
Ditën e djeshme në kurorën e Kishës së Shën Andout të Laçit ra një zjarr i përmasave të mëdha. Në këtë operacion u angazhuan 11 mjete zjarrfikëse nga bashkia e Krujës, Kamzës, Lezhës si dhe ato të Forcave të Armatosura. Në operacion morën pjesë edhe 70 efektivë të ushtrisë. Për shkak të terrenit të vështirë është ndërhyrë edhe nga ajri me anë të helikopterit. Zjarri rrezikoi edhe disa banesa që ndodheshin në afërsi të vatrave të zjarrit. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pyll me pisha. Sot në mëngjes forcat zjarrfikëse po kontrollojnë vatrat e fshehura, të cilat mund të shkaktojnë rindezjen e zjarrit.

QARKU SHKODËR
Në fshatin Qerret të Pukës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi zjarrfikës i Pukës ka ndërhyrë duke arritur të shuajnë flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe ferra dhe disa pemë frutore. Në fshatin Çast, Shkodër ka rënë zjarr. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe ferra, si dhe 25 bagëti.

QARKU ELBASAN
Forcat e shërbimit pyjor kanë punuar gjatë gjithë ditës së djeshme për të shuar flakët në pyllin me pisha në fshatin Poroçan në Gramsh. Për shkak të terrenit të vështirë zjarri nuk është vendosur nën kontroll. Era e fortë ka bërë të pamundur ndërhyrjen nga ajri me helikopter. Zjarri në këtë zonë vazhdon të jetë aktiv. Në lagjen “Xhami”, Peqin ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, si dhe rrezikonte disa banesa. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë duke shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në fshatin Bishqem, Peqin shpërtheu një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 0.3 ha.

QARKU FIER
Një zjarr i madh ka përfshirë një plantacionin me ullishte në fshatin Drenovë, Mallakastër. Zjarri për shkak edhe të terrenit të thyer dhe erës së fortë ka marrë përmasa duke u përhapur me shpejtësi. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forca ushtarake. Pas një operacioni që zgjati rreth 3 orë u arrit të shuhej zjarri. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj dhe shkurre. Në fshatin Peshtan, Fier ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë pyllit me pisha. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre, ferra dhe disa pisha. Në fshatin Gorishovë, Fier ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj, i cili më pas ka prekur edhe pyllin me pisha. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forca ushtarake, shërbimi pyjor dhe vullnetarë të zonës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me rrënjë ulliri të rinj e të vjetër, një pjesë e pyllit me pisha, dushk dhe ah. Ditën e sotme forcat zjarrfikëse po vazhdojnë të mbajnë nën kontroll zonën për të shuar vatrat e fshehura të zjarrit.

QARKU KORÇË
Vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar ‘’Bredhi i Drenovës’’ janë riaktivizuar sërish. Për të shuar zjarrin kanë punuar forca të pyjores, punonjës të njësisë administrative dhe forca vullnetare. Forcat operacionale kanë bërë të mundur që pas një pune që zgjati rreth 10 orë të izolojnë vatrat e zjarrit dhe në orët e vona të mbrëmjes të shuajnë plotësisht atë. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme pylli me pisha dhe bredh.

Previous Post

Ja kush e kërcënon akademikun Artan Fuga

Next Post

TATIMET & LISTA/ Bllokohen llogaritë bankare të 13 bashkive, nuk kanë paguar sigurimet

droni

droni

Next Post
Bizneset e mëdha njoftohen për kontrollin e iventareve, ja çfarë ju kërkohet nga tatimet

TATIMET & LISTA/ Bllokohen llogaritë bankare të 13 bashkive, nuk kanë paguar sigurimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.