Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi paraditen e sotme në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë. Mjeti me rimorkio me drejtues shtetasin G.S, 35 vjeç ka përplasur mjetin tip “Fiat Punto”, me drejtues shtetasin M.Zh., 25 vjeç. Sipas burimeve nga vendngjarje, kamioni ishte në korsinë e tij kur drejtuesi i “Fiat-it” hyri në korsinë tjetër dhe automjetet u përplasën në mënyrë fatale. Sipas dëshmitarëve për JOQ.al, trupi i shoferit ka përfunduar disa metra larg makinës në arat e zonës.












