• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shehu: “Rama II” një mozaik pa vlerë, do të katranosë punët e këtij vendi më keq akoma

droni by droni
29 August, 2017
in Politika
0
Shehu: “Rama II” një mozaik pa vlerë, do të katranosë punët e këtij vendi më keq akoma
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një mozaik i kompozuar keq dhe që nuk premton asgjë. Kështu e sheh Tritan Shehu kabinetin e ri qeveritar “Rama ll”.
I ftuar në Ora News, Shehu tha se qeveria e re do të katranosë punët e këtij vendi më keq akoma.
“Kabineti Rama ll është një formacion qeveritar që nuk ka fizionomi. Nuk shpreh asgjë në mënyrën e kompozimit të tij pavarësisht emrave. Nuk tregon kush del në prioritete e kësaj qeverie dhe a do ketë apo jo prioritete. Duke lexuar shpërndarjen e dikastereve, diku bashkime, diku ndarje, të jep përshtypjen e një gjelle të gatuar nga një njeri që nuk di të gatuajë. Ka krijuar një mozaik pa asnjë vlerë, pa asnjë estetikë që nuk transmeton asgjë përveçse konfuzionin e atij që ka kompozuar. Ka dashur të kompozojë diçka të bazuar mbi interesa, grupe, për të favorizuar njërin apo tjetrin sipas interesave të ndryshme, pa shprehur dhe dhënë asnjë tonalitet asaj qeverie që u prezantua. Është një amalgam bashkimesh edhe me ndonjë ndarje që jam i bindur që nuk i shërben aspak interesave të zhvillimit të vendit, prioriteteve që ka vendi, nuk fokusohet gjëkundi dhe si e tillë është një qeveri që do katranosë punët e këtij vendi më keq akoma. Nuk transmeton asnjë ndjenjë besimi, nuk ngroh në asgjë se i mungojnë boshtet. Është në vazhdimësinë e vetë paraqitjes së Ramës në fushatën elektorale ku nuk tha asgjë, nuk prezantoi asnjë program dhe as ide për zhvillimin e Shqipërisë, sikundër nuk prezantoi asgjë në Asamblenë me PS. U luajt vetëm me disa batuta, tepsia, kazani, timoni”, u shpreh Shehu.
Duke analizuar ndryshimet strukturore, Shehu tha se dy Ministrat pa portofol janë tërësisht artificialë, ndërsa bashkimet e Ministrive i cilësoi pa logjikë dhe të pakuptimta.
“Formalisht Rama i ka numrat dhe mund ta kompozojë si të dojë qeverinë. Por kjo do jetë një qeveri e përkeqësimit të gjendjes së njerëzve, popullit, zhvillimit të Shqipërisë. Krijohen dy ministra pa portofol, janë artificialë. Krijohet ministre pa portofol për investitorët kur në fakt ke dy mega-Ministri që merren me investimet, Ministria e Financave dhe Ekonomisë që është bashkuar bashkë dhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës që është bashkuar bashkë, që e bëjnë këtë punë. Se çfarë mund të bëjë një ministre pa portofol me investitorët përballë këtyre dy mega-ministrive vetëm Rama mund ta dijë. Krijohet Ministër pa portofol për shqiptarët jashtë. Seç mund të bëjë një Ministër pa portofol në një zyrë për shqiptarët jashtë kur ka një ministri të tërë të Jashtme me një aparat gjigant, me ambasada kudo, zyra kudo që mund ta kryejë këtë rol mrekullisht fare brenda saj vetëm Rama e di. Krijohen bashkime të tjera krejtësisht të pakuptimta. Bashkohet turizmi me ambientin kur turizmi është dëmtues i rëndë i ambientit, kur ambienti i bën oponencë turizmit. Bashkim pa kuptim. Nga ana tjetër bashkohet ministria e Shëndetësisë me problemet sociale, dy mega sektorë të dështuar tërësisht në legjislaturën e kaluar. Realisht nuk mund të kryejë funksionet as të njërës as të tjetrës. Nuk ka rëndësi numri, por një logjikë qeverisëse. Nëse do ishte prioritet shëndetësia duhej forcuar si ministri më vete. Zhduki ministrinë e Integrimit pa thënë asgjë ku shkoi. Jam dakord për bashkimin e saj me Ministrinë e Jashtme por duhet thënë qartësisht hapur. Nëse Rama gjykon se Shqipërisë nuk i duhet integrimi dhe prandaj e treti, e avulloi, e zhduki kjo tregon një vizion antieuropian”, vijoi deputeti i PD-së.
Shehu foli edhe për qasjen drejt Jugosllavisë së re, ndërsa evidentoi se ka një devijim në politikën tonë të jashtme.
“Që ka një devijim në politikën e jashtme tonën, politikën rajonale ndaj boshteve tona tradicionale, partnerëve tanë strategjikë rajonalë dhe procesit të integrimit duke krijuar ca njësi, koncepte, hapësira të rrezikshme për ne që bëjnë që prioriteti i integrimit europian të zëvendësohet me ca prioritete të tjera integrimi rajonal është e gabuar dhe në kundërshtim me interesat kombëtare të Shqipërisë. Shqiptarët e duan Shqipërinë si gjithë Europa dhe jo si Serbia apo dikush tjetër në rajon. Që këto sinjale janë vënë re kohëve të fundit ka qenë e dukshme. Një tendencë për të ndryshuar polet e referimit në rajon dhe më gjerë të Shqipërisë. Për të zhvendosur prioritetet tona në rajon nga vendet e BE që kemi brenda Ballkanit drejt Beogradit, apo zhvendosur disa partneritete jetësore për ne qoftë dhe me Italinë marrëdhëniet me të cilën janë zbehur me marrëdhënie të tjera që na largojnë nga Europa dhe Perëndimi. Kjo ide e hedhur krijon dyshime të devijimit të boshtit tonë europian drejt një boshti tjetër që realisht është e rrezikshme, na largon nga Perëndimi. Ne jemi për bashkëpunimin rajonal, rol të Shqipërisë sa më të rëndësishëm në stabilitetin rajonal por duke e kondicionura bashkëpunimin rajonal me implementimin e standardeve europiane. Me Serbinë duhet të kemi marrëdhënie të mira por deri në një farë niveli dhe të kondicionuara nga faktorë të tjerë”, vijoi Tritan Shehu.
Deputeti demokrat bëri të ditur më tej se PD do të jetë forcë kryesore opozitare edhe në Kuvend, për t’ju kundërvënë zullumeve të mëdha të qeverisë.
“Vendi i PD në parlament nuk është vend që mund të diskutohet. PD do jetë forca kryesore, motori kryesor i opozitës shqiptare. Është forca kryesore opozitare dhe do ta bazojë luftën e saj opozitare mbi konceptet demokratike, alternative të qarta për t’iu kundërvënë zullumeve të mëdha që qeverisja ka bërë dhe parashikohet që do bëjë”, përfundoi Shehu.

Previous Post

FOTO LAJM/ Në mbledhjen e parë me Ramën, të gjithë me atlete edhe Gramoz Ruçi…, por pa tuta

Next Post

Tiranë, “vjedhje ndërkombëtare”, rumuni “i bën gjëmën” francezit në hotel

droni

droni

Next Post
Arrestohet hajduti 39 vjeçar, ja banesat që ka vjedhur në Tiranë

Tiranë, “vjedhje ndërkombëtare”, rumuni “i bën gjëmën” francezit në hotel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.