Dy persona dyshohet se kanë përfunduar të plagosur rëndë pas një përplasje me armë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë. Sipas informacioneve njëri nga te plagosurit është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Burkmet tregojnë se rreth 10 të shtëna me arme, pranë hotel Butrintit kanë alarmuar qytetarët. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe vazhdojne hetimet.












