Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën një makine përpara shtëpisë së pronarit. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, në lagjen “Qemal Stafa”. Makina e A.H. 61 vjeç, ishte parkuar para banesës. Menjëherë, shërbimet e policisë shkuan në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore, u konstatua se ishte djegur nga persona të paidentifikuar me lëndë djegëse. Tashmë, grupi hetimor po vazhdon punën intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoreve.











