Një 28 vjeçar është shtruar në spital i dëmtuar. Kosovari K.Rr. kishte ardhur me pushime në Durrës, por duke u hedhur nga trampolina, ka rënë keq dhe është dëmtuar. Fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.











