Emigrantët në Itali përbëjnë në përgjithësi 8.1% të popullsisë së përgjithshme. Por nga të dhënat 4 nga 10 përdhunuesit më të mëdhenjtë rezultojnë të jenë shtetas të huaj, mes tyre dhe shqiptarë. Përballë këtyre të dhënave, të raportuara nga Journal, është e vështirë për të mbyllur sytë dhe të pyesësh veten nëse diçka, nga pikëpamja sociale, kulturore masat e sigurisë, nuk funksionojnë. Për të na dhënë një pamje të një realiteti shqetësues, veçanërisht për gratë, është një sondazh demografik për vitet 2010-2014, sipas të cilit 39% e dhunës seksuale janë kryer nga të huajt kundër 61% nga ana e shtetasve vendas. Në krye të “renditjes së turpit” pas italianëve, sipas pohimeve të paraqitura, ka rumunë, pastaj shqiptarë dhe marokanë.












