Sot pasdite vonë pritet një shtim vranësirash, që në mbrëmje do të shoqërohet me reshje lokale, kryesisht në veri. Kështu njofton sot Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Sipas IGJEUM, nesër në mëngjes herët do të prekin qendrën dhe jugun, por kryesisht terrenet kodrinore – malore. Në zona shumë të kufizuara, reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër. Pasnesër deri në datën1 shtator nuk priten reshje, kurse në datat 2 dhe 3 shtator ka mundësi për reshje.
TEMPERATURAT
Nesër deri në 3 shtator: tendenca pritet të jetë, në përgjithësi, me rënie të lehta, disi më e ndjeshme në vlerat e mëngjeseve.












