Dua Lipa e ka nisur mbarë këtë vit me bashkëpunimin ‘Scared to be Lonely’ me Martin Garrix për të vazhduar me publikimin e albumit të parë, ngjitjes në majë të top listës britanike dhe një turi të pandalshëm të koncerteve. E gjithë ky proces duket se ka pasur impaktin e tij për krijimin e lidhjeve të reja të bashkëpunimit edhe për babain e Duas, Dukagjinin i cili njëherësh merret me menaxhimin e karrierës së këngëtares. Besoni ose jo, Dukagjini ka pranuar një dhuratë nga jo më pak se Scooter Braun, menaxheri i Justin Bieber nga fillimi i karrierës si 12 vjeçar me videot në Youtube. Mos u çuditni nëse shpejt mund të dëgjojmë mbi një bashkëpunim mes këngëtares me origjinë nga Kosova dhe super-yllit botëror.











