Dy oersona të maskuar kanë grabitur një pikë karburanti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:35 në aksin Novoselë- Vlorë. Salla Operative Vlorë është lajmëruar nga një telefonatë duke njoftuar se në vendin e quajtur rruga e vjetër Vlorë-Novosel, është grabitur një karburant. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe sipas informacioneve kanë qenë dy shtetas të cilët janë afruar pranë pikës së karburantit në këmbë e të maskuar, të cilët kanë kërcënuar rojën e karburantit A.L., dhe i kanë vjedhur një vlerë monetare prej 35.000 lekësh të vjetra, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia. Ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.












