7 makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke krijuar një kaos të vërtetë në rrugë. Ngjarja ndodhi para pak çastesh në autostradën Tiranë-Durrës. Në videon e mëposhtme shihet që në aksidentin e parë janë përfshirë tre makina të tipit “Ml 320”, “Audi A6”, “Opel Astra” dhe një “Volkswagen Passat”. Në aksidentin e dytë disa metra më tutje, janë aksidentuar makinat e tipit ”Pasat”, “Mercedes” dhe “Ford Ka”. Raportohet se ka pasur disa të plagosur.
http://dai.ly/x5yadhi











