Axhenda e punimeve të Asamblesë, gjithsesi, do të nisë me leximin e raporteve të hartuara nga grupet e punës së ngritura disa javë më parë me kërkesë të kryesocialistit.
Pas çeljes së punimeve, Taulant Balla do të paraqesë raportin e grupit të punës për veprimtarinë parlamentare, Milva Ekonomi atë mbi dëgjesat publike, Niko Peleshi atë për ristrukturimin e institucioneve, Arben Ahmetaj do të paraqesë raportin për Lehtësimin e procedurave burokratike, ndërsa Blerina Gjylameti do të lexojë raportin mbi bilancin e zgjedhjeve 2017 dhe atë të grupit të punës për organizimin dhe koordinimin elektoral të PS.
Pas tyre, Kryeministri Rama pritet të përmbyllë punimet e Asamblesë me bilancin politik të 25 qershorit dhe prezantimin e sfidave të mandatit të ri, së bashku me ekipin e tij të ri me të cilin do të qeverisë.












