Dasma e Marinës dhe Getit është një nga dasmat që pritet të jetë madhështore. Data 10 shtator ishte vendosur për ceremoninë e madhe në Prishtinë. Por mesa duket gjërat kanë ndryshuar. nga burime shumë të sigurta pranë çiftit ka arritur të mësoj se në ditët e fundit, Geti dhe Marina kanë ndryshuar planet duke e zhvendosur ceremoninë në Shqipëri. Nuk dihen arsyet e këtij vendimi të papritur, rreth dy javë para datës së madhe por detajet tjera pritet të zbulohen me kalimin e ditëve.












