Një dietë me shumë gjumë mund të minimizojë rrezikun e diabetit te fëmijët. Studimi, i cili do të botohet në muajin shtator në revistën pediatrike në Angli ka dalë në përfundimin se gjumi i reduktuar te fëmijët shton riskun për zhvillimin e sëmundjes. Këta fëmijë, sipas studimit, paraqesin një nivel më të lartë të glukozës dhe një nivel më të lartë të rezistencës ndaj hormonit që rregullon përqendrimin e sheqerit në gjak, insulina.












