Erion Çapia nga Elbasani ka rënë në prangat e policisë pasi i kanë gjetur një armë. Arrestimi u bë në flagrancë, në lagjen “Emin Matraxhiu”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA 831 LU, që drejtohej prej tij. Pasi u gjet arma, pistoletë me mulli me 6 fishekë të kalibrit 9 mm, u krye arrestimi dhe u sekuestrua edhe makina. Çapia akuzohet tani për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.














