Disa të shtëna me armë zjarri raportohet se janë shënuar në kryeqytetin belg, Bruksel, mbrëmjen e sotme, ndërsa një person ka mbetur i vdekur.
Mësohet se viktima është qëlluar pasi ka sulmuar dy ushtarë në rrugë, me një thikë.
Sipas transmetuesit belg RTBF, sulmuesi ishte një somalez rreth 30 vjeç, i cili bërtiti “Allah Akbar” gjatë sulmit të tij ndaj ushtarëve.













