Një aksodent me pasojë plagosjen e drejtuesit të motorrit ka ndodhur para pak çastesh në Orikum. Salla Operative Vlorë është njoftuar rreth orës 12:20 se në aksin rrugor Vlorë-Llogara, në dalje të Orikumit, janë përplasur dy mjete. Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ”Ford-Fokus”, me drejtues shtetasin I.I., 57 vjeç, është përplasur me një motorr tip ”Liberty”, me drejtues shtetasin M.M.. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit dhe po transportohet me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit Ford, për në Komisariat si edhe po punon për zbardhjen e plot të rrethanave të ngjarjes.












