Policia e Tiranës ka dhënë detaje për zjarrin e mbrëmjes së sotme në një lokal në zonën e ish-Bllokut.
Sipas Policisë vendore, mësohet se rreth orës 20:50, në rrugën “Brigada VIII”, ka rënë zjarr.
Menjëherë janë nisur Shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikëset, ku kanë konstatuar një dyqan parfumerie i cili kishte marrë flakë.
Menjëherë forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur vënien nën kontroll e më pa fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe ekspertët e zjarrit po punojnë për identifikimin e shkakut të rënies së zjarrit.
https://www.dailymotion.com/embed/video/x5y7aod











