Policia e Korçës ka reaguar për zjarrin e rënë sot në një konvikt të këtij qyteti.
Sipas Policisë, sot në lagjen nr. 9 në Korçë, ka rënë zjarr në një ndërtesë katër katërshe në pronësi të shtetasit M. N.
Menjëherë në vendngjarje shkuan zjarrfikësja, si edhe shërbimet e Emergjencave Civile.
Nga të dhënat paraprake rezulton se dëme në njerëz nuk ka.
Aktualisht po punohet për fikjen e zjarrit, pasi nga flakët, rrezikohet edhe një godinë tjetër që ndodhet ngjitur me ndërtesën e mësipërme.
Shkak paraprak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.











