• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ja kur do të jetë gati ekipi i ri i Bashës, anëtarët që ngelin jashtë

droni by droni
24 August, 2017
in Kryesore, Politika
0
VIDEO/ Basha voton për kreun e PD: Demokratët dalin më të bashkuar pas këtyre zgjedhjeve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Basha mori një mandat të ri 4-vjeçar në krye të PD-së më 22 korrik, por struktura drejtuese e partisë do të vazhdojë të jetë e njëjtë. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka përfunduar pushimet dhe është rikthyer gjatë paradites së djeshme në zyrën e tij, duke nisur hartimin e strategjisë së opozitës në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar. Pasi arriti të merrte një fitore të thellë përballë Eduard Selamit në garën për kreun e PD-së, Basha deklaroi se është koha që demokratët të bashkohen dhe premtoi se vendi do të ketë një opozitë të fortë. Megjithatë, të paktën për afro 6 muaj, duket se strukturat drejtuese në Partinë Demokratike do të vazhdojnë të kenë të njëjtët anëtarë. Kështu, deri në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar demokrat, i cili do të zgjedhë edhe Këshillin e ri Kombëtar të PD-së, sekretariatet dhe departamentet në PD do të drejtohen nga të njëjtët persona. Kryesia e PDsë është e vetmja strukturë që do të pësojë ndryshime për shkak të largimit të disa deputetëve.

LARGIMET

Vendimi i Bashës për të lënë jashtë listave për deputetë i shumë prej figurave historike në PD, automatikisht i ka përjashtuar këta të fundit edhe nga Kryesia e PDsë. Kështu, ish-kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, duke mos qenë më deputete, nuk do të jetë as pjesë e Kryesisë së PD-së. Të njëjtin fat do të kenë edhe Ridvan Bode dhe Genc Ruli, dy ish-nënkryetarët e Komisionit të Ekonomisë dhe Veprimtarisë Prodhuese. Edhe pse pa mandat deputeti, Arben Ristanin nuk e pengon asgjë për të vijuar të jetë në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Jashtë Kryesisë së PD-së do të jetë edhe Besnik Aliaj, i cili edhe pse ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, vendosi të jepte dorëheqjen nga çdo pozicion në strukturat e PDsë, duke u hapur rrugë të rinjve. Një tjetër i dorëhequr nuk do të jenë në Kryesinë e Partisë Demokratike. Ish-drejtuesi i Departamentit për të Përndjekurit Politikë, pas rizgjedhjes së Bashës në krye të PD-së, paraqiti dorëheqjen nga pjesëmarrja në strukturat e PD-së. Kësaj liste mund t’i bashkëngjiten të tjerë emra, për funksione të cilat janë kompetencë ekskluzive e kreut të partisë. Kështu do të jetë vetë Basha ai që do të përcaktojë nëse do të vijojë të mbajë dy nënkryetarët ekzistues, Edi Palokën dhe Edmond Spahon, sekretarin e grupit, Gent Strazimirin, dhe zëdhënësen e grupit, Jorida Tabakun. Ndërkaq, në varësi të rishpërndarjes së pozicioneve të opozitës në komisionet parlamentare, mund të ketë emra të rinj që hyjnë në Kryesi dhe deputetë ekzistues që largohen nga Kryesia.

ORGANIZIMI

Emrat ekzistues në krye të sekretariateve dhe departamenteve do të mbeten të pandryshuar deri në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Nëse Partia Demokratike do të hyjë në proces analize dhe riorganizimi, ashtu si Basha ka premtuar, atëherë do të nisë organizimin nga struktura më e thjeshtë deri në zgjedhjen e Këshillit të ri Kombëtar të PD-së. Kështu do të nisë me përzgjedhjen e drejtuesve të seksioneve, grupseksioneve, për të vijuar me zgjedhjen e kryetarëve të rinj të PD-së në rrethe. Pas zgjedhjes së kryetarëve të degëve, do të duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar, i cili do të zgjedhë Këshillin e ri Kombëtar të demokratëve. Ky këshill, në mbledhjen e parë të tij, do të duhet të zgjedhë edhe sekretarët dhe drejtuesit e rinj të departamenteve në PD. I gjithë procesi i riorganizimit të strukturave mund të kërkojë të paktën 6 muaj kohë. Megjithatë, nëse Lulzim Basha do të kërkojë një formatim të shpejtë të sekretariateve dhe departamenteve, mund t’i bëjë ndryshimet duke mbledhur edhe Këshillin Kombëtar që është në fuqi.

kryesia aktuale e PD

 

Tags: BashaEkipiemraLargimet
Previous Post

Shpërthen godina e qeverisë, krerët e NATO-s ishin brenda

Next Post

Bulqizë, 55 dasmorë përfundojnë në spital

droni

droni

Next Post
FOTO LAJM/ Shëndetësi falas…?!  Jo dhe  jo… Por as me ashensor!

Bulqizë, 55 dasmorë përfundojnë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.