• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FATBARDH KADILLI */ Fajësimi i viktimës, festa e burracakëve

droni by droni
23 August, 2017
in Kryesore, Opinion, Politika
0
FATBARDH KADILLI */ Fajësimi i viktimës, festa e burracakëve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Fatbardh Kadilli

Para disa ditësh, ministrat teknikë të propozuar nga PD-ja bënë publik raportin mbi zgjedhjet. Dokumenti përpiqet me gjetjet dhe me konkluzionet e tij të faktojë deformimin e zgjedhjeve nga blerja e votës, nga presionet e aparatit shtetëror mbi zgjedhësit, deri dhe me përdorimin e mjeteve të administratës për të siguruar avantazh në fushatën zgjedhore nga përfaqësuesit e maxhorancës. Për të mos mbetur te konstatimi, raporti kërkon përfshirjen e Prokurorisë në hetimin e krimit elektoral.
Ndonëse qëllimi kryesor i raportit është dokumentimi i krimit elektoral dhe vendosja në shina institucionale e reagimit ndaj këtij krimi, më shqetëson tmerrësisht heshtja e përgjithshme e opinionistëve, folësve publikë dhe medias për raportin. Mund ta kuptoj që Kryeministri të mjaftohet me një frazë përqeshëse dy-tre rreshta për raportin dhe ministrat teknikë, si autorë të raportit.
Ai është përgjegjësi kryesor i kapjes së zgjedhjeve dhe deformimit të vullnetit të shqiptarëve, ndaj askush nuk ka pritur tjetër reagim nga ai. Por është e frikshme kur konstaton se si gjithë opinion publik ushqehet çdo ditë me gjellën bajate të problemeve të brendshme të opozitës, ndërsa për problemin më thelbësor për demokracinë – zgjedhjet, askush nuk flet. Opinioni u bombardua me javë të tëra për faktin pse ministrat teknikë nuk jepnin dorëheqjen, edhe pse këtë ua kërkonte Rama. Mediat, për pak na bindën se më në fund po bëheshin për herë të parë investigative, kur çdo ditë mbanin si kryeçështje pyetjen ku ishte dhe me kë pushonte kryetari i PD-së.
Edhe zjarret, edhe fatkeqit që u mbytën ujërave në këtë stinë të nxehtë ishin çështje, vetëm zgjedhjet jo. Çdo dobësi e opozitës në zgjedhje, çdo gabim strategjik apo taktik në fushatën e opozitës, çdo krizë e brendshme e saj, ka rëndësi vetëm të pjesshme për demokracinë. Zgjedhjet, standardi dhe garancitë e tyre janë thelbësore. Por, duket se nuk është kështu për ata që janë pjesë apo nxitës të debatit publik. Me përjashtime të rralla, kjo verë na dha një provë se opinionistët dhe çdo individ aktiv në jetën publike preferoi çdo kotë – si përballë seriozitetit të zgjedhjeve.
Madje, edhe ata pak zëra që u angazhuan në këtë çështje, u përcollën me përqeshje të ngjashme me ata që kërkonin të mbanin fajin tek i zoti i lopës e aspak te hajduti. Për fat të keq, edhe opozita ka reaguar me zë shumë të mekur. Opozita dhe zërat pro saj mbetën të kompleksuar nga humbja e thellë. Përtej rezultatit, debati rreth zhvillimeve të brendshme në PD tërhoqi në vorbullën e vet gjithë vëmendjen dhe energjitë e zërave opozitarë dhe vetë institucionit opozitë. Nga ana tjetër, mbështetësit e maxhorancës dhe opinionistët, që fajtorin e gjejnë me lehtë te viktima, vazhdojnë të sulmojnë marrëveshjen me Ramën, por për çudi jo Ramën.
E kompleksuar nga ky presion, opozita as nuk mbron aspektet pozitive të marrëveshjes dhe as nuk denoncon sa duhet krimin e zgjedhjeve. Reagimet e vetme vijnë më shumë si iniciativë individuale të ndonjë kandidati të dëmtuar drejtpërdrejt, si Preç Zogaj, por jo si institucion opozite.
As PD dhe as aleatët, që u dëmtuan po aq e ndoshta edhe më shumë se vetë PD-ja, nuk shfaqën një reagim efektiv e të fortë. Fatkeqësisht, duhet pohuar se opozita u dominua nga presioni i opinionit të komanduar te çështjet e saj të brendshme. Përtej çdo problemi që lidhet me dobësinë e opozitës në zgjedhje, çështja e zgjedhjeve dhe e garancive nuk mund të injorohet, as nga opozita dhe as nga opinioni i gjerë. Mobilizimi dhe përdorimi i parave të padeklaruara në zgjedhje nuk mund të jetë çështje e dorës së dytë dhe s’ka të bëjë me asnjë mëkat, sado të madh, të garuesit të ndershëm. Për këdo që do të mendojë dhe gjykojë ndershmërisht me veten, nuk ka shpjegim tjetër, veç parave, fakti që PDIU-ja fiton dy deputetë në Elbasan dhe lideri i saj mbetet jashtë, edhe pse garonte në një qark 3 herë më të madh.
Nuk është forca e argumentit politik të këtyre deputetëve anonimë politikë, as influenca lokale, por është thjesht forca e parasë. Dhe rasti i tyre nuk është i vetëm. Kur kjo ka ndodhur me individë që zgjodhën të garojnë me parti të vogla dhe pa asnjë strukturë partiake, imagjinoni se çfarë është bërë me kandidatë të partive të maxhorancës, PS dhe LSI, të cilët, përveç pushtetit të zyrës publike, përveç mjeteve të presionit shtetëror, kanë mobilizuar shuma të frikshme, kanë pasur mbështetje edhe strukturat partiake.
Nuk ka rëndësi nëse ishte para e pastër apo e dalë nga korrupsioni i koncesioneve apo krimi i kanabizimit të vendit. Ne duhet të pohojmë fort dhe qartë – këto zgjedhje kanë vulën e parasë dhe jo të popullit. Paraja lumë shkoi në këto zgjedhje për të blerë votën, për të blerë mosdaljen në votim, për të blerë aktivizmin e të fortëve dhe tipave që nuk kanë pasur kurrë lidhje me zgjedhjet, por që i shihje të shpenzonin para pa fund e të mbanin me të ngrëna e të pira çunat e lagjes apo fshatit. Jo vetëm për ata që kanë qenë aktivë në fushatë, por për këdo u bënë anekdotike mekanizmat e blerjes së zgjedhjeve. Vërtet qytetarët nuk panë liflete e flamuj në këto zgjedhje, por panë para me shumicë.
Për ata që janë “idhujtarë” të faktit e provës juridike, asnjëherë nuk do të mund t’ua kënaqim ekzigjencat. Asnjëherë, asnjë raport, qoftë dhe nga ministra apo edhe nga OSCE-ja, nuk është provë juridike që e provojmë dhe e ndëshkojmë në gjykatë, ndonëse edhe të tilla, gjetje të dënueshme, ka pasur shpesh. Fatkeqësisht, edhe kur janë të dokumentuara, filmuar e fotografuar, gjithçka mbaron te shfaqja në ndonjë program investigativ dhe kjo vlen sa për t’u rritur audiencën atyre, se pastaj gjenden mekanizmat për t’i nxjerrë nga telashi në gjykatë. Dhe, në këto raste gjykatat nuk janë të inkriminuara as për Kryeministrin dhe as për mbështetësit e tij mediatikë.
Për ata që preferojnë të fajësojnë viktimën, madje ta tallin si të dobët e të pazot, nuk vlen asnjë raport e asnjë arsyetim. Njësoj si dhe ata që rastësisht janë të majtë, apo të rreshtuar me pushtetin, heshtja, injorimi i krimit elektoral, është vetëm nënshkrimi i dorëzimit të demokracisë. Shkatërrimi i zgjedhjeve është një fakt që dikush zgjedh të mos e shohë. Por, për ata që vërtet besojnë te demokracia dhe mundësia që qytetarët ta zgjedhin të lirë qeverinë e tyre, duhet të mjaftojnë vetëm shembujt e individëve të përfshirë në politikë për të dhënë alarmin se demokracia është në rrezik.
Është një përgjegjësi e parë e opozitës që aksionin për votën e lirë e të ndershme të mos e ndërpresë dhe ta bëjë atë çështje të çdo shqiptari. Denoncimi me forcë dhe seriozitet i çdo gjetjeje, dhe çdo prove direkte e indirekte për krimin elektoral është një hap i parë për të rikthyer besimin te vërtetësia e kauzës me të cilën PD motivoi protestën e parazgjedhjeve në çadër.
Sot, kur zgjedhjet janë kryer dhe nuk kemi nëpër këmbë vetingun apo alibi të tjera, aksioni merr më shumë besim dhe opozita më shumë seriozitet. Opozita nuk ka çfarë të presë më, por menjëherë, që në çelje të Parlamentit, kauzën e zgjedhjeve duhet ta imponojë në axhendën politike të vendit. Do të kemi më shumë mbështetje si nga qytetarët, ashtu edhe nga ndërkombëtarët, nëse denoncojmë sot.
Do të kemi më shumë mbështetje, nëse që sot, kur jemi larg zgjedhjeve të tjera, iniciojmë rregullimet dhe mekanizmat ligjorë që të ngushtohet çdo hapësirë që paraja të blejë pushtetin. Opozita duhet ta kthejë çështjen e garancive për zgjedhje në kryefjalë të debatit politik. PD-së nuk i mungojnë as eksperienca dhe as kapacitetet që të formulojë zgjidhje të përshtatshme ligjore.
Të luftojmë për të garantuar zgjedhje të ndershme e të lira është një mision për të cilin PD-ja duhet të ndihet krenare, që ka detyrimin ta përmbushë. Kjo vlen edhe për ata që kanë humbur busullën dhe mendojnë se si të ringrihet PD-ja. Tek e fundit, kështu kemi lindur politikisht, si forca që kërkoi zgjedhje në Shqipëri dhe ky është destini ynë.

* Sekretar për Burimet Njerëzore në PD
Previous Post

SOKOL BALLA/ Kabineti “Rama 2″, Majko dhe Balla duan… – Çfarë do ndodhë me Ahmetajn, Gjiknurin dhe të tjerët?!

Next Post

FOTO & DETAJE/ Ja kush është shijaksi i “Kanun”, i dënuar për skllavërim dhe prostitucion

droni

droni

Next Post
FOTO & DETAJE/ Ja kush është shijaksi i “Kanun”, i dënuar për skllavërim dhe prostitucion

FOTO & DETAJE/ Ja kush është shijaksi i “Kanun”, i dënuar për skllavërim dhe prostitucion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.