• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Edi Rama të dielën prezanton qeverinë e re, ja ministritë që pritet “të shkrihen”

droni by droni
22 August, 2017
in Kryesore, Politika
0
LAJMI I FUNDIT/DEKLARATA E EDI RAMËS PËR QEVERINË E BESIMIT
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pjesë e axhendës së Asamblesë Kombëtare është prezantimi i 5 raporteve të përgatitura nga grupet e punës që u ngritën me urdhër të kryeministrit. Niko Peleshi pritet të prezantojë arkitekturën e qeverisë së re, e cila do të jetë më e vogël dhe shumë e ndryshme nga ajo aktualja. Të gjithë emrat pretendentë për ministra, në pritje të telefonatës së Ramës.
Partia Socialiste do të mbledhë të dielën, më 27 gusht, Asamblenë Kombëtare, organi i dytë më i lartë vendimmarrës mes dy kongreseve. Megjithëse publikisht nuk është bërë e ditur asnjë axhendë e kësaj mbledhjeje, ajo në fakt është bërë e ditur gati dy muaj më parë nga vetë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili gjatë një takimi me gjithë deputetët e zgjedhur dhe kandidatët për deputetë që zhvilloi në fillim të muajit korrik, do të ngarkonte edhe 5 grupet e punës të cilët do të analizonin situatat dhe do të hartonin një sërë raportesh me konstatime dhe sugjerime mbi çështje të natyrës politike, sociale dhe infrastrukturore, që duhet të përcaktojnë jo vetëm llojin e qeverisjes së ardhshme, por edhe vetë arkitekturën e qeverisë dhe institucioneve të tjera të vartësisë.
Kështu mësohet se gjatë kësaj mbledhjeje do të bëhet edhe prezantimi i strukturës së re qeverisëse. Do të jetë pikërisht Niko Peleshi ai që në emër të grupit të punës të përbërë nga: Damian Gjiknuri, Bledi Çuçi, Lindita Nikolla dhe Ogerta Manastirliu, do të paraqesë para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare raportin mbi analizën e organizimit administrativ në çdo sektor dhe të një Dokumenti Rekomandimesh për reformën e administratës shtetërore, ku natyrisht përfshihet edhe struktura e re që duhet të ketë qeveria e ardhshme. Më konkretisht sipas burimeve nga Partia Socialiste ky dokument përmban një analizë të gjendjes ekzistuese, si edhe një draft-projekt ristrukturimi të rrjetit të agjencive, inspektorateve, zyrave kombëtare, rajonale e lokale, me propozime për shkrirjen, bashkimin apo zgjerimin, rast pas rasti, të institucioneve ekzistuese.
Natyrisht që ajo që është mësuar tashmë edhe nga vetë kryeministri Rama është se disa nga agjencitë që do të shkrihen për t’u bashkuar në një do të jenë ato që kanë të bëjnë me pronat, siç është ZRPP, ALUIZNI apo edhe ATP. Gjithashtu, grupi i punës pas dëgjesave edhe me grupet e interesit ka konstatuar se është i nevojshëm edhe ristrukturimi apo shkrirja e një sërë inspektoratesh që veprojnë aktualisht në vendin tonë.
Sa i përket qeverisë së re, Dokumenti i Rekomandimeve mësohet se paraqet një arkitekturë të re, e cila në mënyrë të plotë do të mësohet vetëm të dielën. Por ndërkohë burime pranë selisë rozë kanë bërë të ditur se, ashtu siç edhe ka deklaruar vetë kryeministri Edi Rama gjatë këtyre javëve, do të jetë më e vogël se ajo aktualja. Kështu, mësohet se ky dokument trajton nevojën e shkrirjes dhe bashkimit të disa prej ministrive aktuale, të cilat ose mund të funksionojnë si një e përbashkët ose që kanë përafërsi fushash dhe detyrash.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se ajo që mund të bashkohet është Ministria e Jashtme me atë të Integrimit, Ministria e Arsimit me atë të Kulturës, apo ministria e Financave me atë të Ekonomisë. Një variant që po diskutohet është edhe ai për të bashkuar Ministrinë e Ekonomisë me atë të Energjetikës, si dhe bashkimi i Ministrisë së Transporteve me Ministrinë e Zhvillimit Urban. Ndërkohë që veç prezantimit të arkitekturës që duhet të ketë qeveria e re, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të së dielës pritet me interes edhe publikimi i emrave që kryeministri Edi Rama ka menduar të ketë në kabinetin e tij qeveritar që do të zyrtarizohet në shtator.
Burime nga PS kanë bërë të ditur se deri më tani nuk ka asnjë zhvillim në këtë drejtim dhe se të gjithë ata që pretendojnë të jenë në qeveri janë në pritje të “telefonatës” nga ana e kryeministrit për t’i njoftuar se do të jenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Zhvillim ky që mund të ndodhë edhe në ditët në vazhdim, ndaj burimet nga PS megjithëse kanë theksuar se situata në këtë drejtim është ende e paqartë, nuk përjashtohet mundësia që Rama ta zbulojë kabinetin e tij qeveritar pikërisht gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Gjithsesi të tjera burime pranë kryeministrit Rama kanë bërë të ditur se qeveria e re do ketë shumë ndryshime nga ajo aktualja dhe se në të sërish një hapësirë të madhe do të gjejnë gratë, ndërsa nuk do të mungojnë edhe emrat surprizë.
Ata që kanë qarkulluar deri më tani si emra në media dhe në korridoret e PS si ministra të mundshëm janë: Fatmir Xhafaj te Ministria e Brendshme, Ditmir Bushati te Ministria e Jashtme, së cilës mund t’i bashkohet edhe Ministria e Integrimit, Damian Gjiknuri te Ministria e Transporteve apo Arben Ahmetaj te Ministria e Financës. Emra të tjerë që fliten si ministra të mundshëm është edhe ai i Ogerta Manastirliut te Shëndetësia, Olta Xhaçka te Mirëqenia Sociale dhe apo edhe Blerina Gjylameti tek Ekonomia. Gjatë mbledhjes së Asamblesë do të raportojnë edhe 4 grupet e tjera të punës të ngritura me urdhër të kryeministrit, të cilat do të paraqesin nga një raport të detajuar për secilën çështje dhe problematikë për të cilën ishin ngarkuar.
Kështu një raport do të paraqesë grupi i punës për veprimtarinë parlamentare, i kryesuar nga Gramoz Ruçi dhe ku bëjnë pjesë: Taulant Balla, Saimir Tahiri, Ermonela Felaj, Klodiana Spahiu dhe Ulsi Manja. Ky grup ka pasur detyrën të përgatisë një raport në formën e një dokumenti rekomandimesh për çdo aspekt të veprimtarisë parlamentare të partisë, si dhe të aktivitetit të deputetit, jo vetëm në parlament, po edhe në zonën e përfaqësimit.
Ai sugjeron zgjidhje se si zyrat kryesore elektorale në çdo bashki të Shqipërisë duhet të adaptohen dhe të funksionojnë në katër vitet e ardhshme si zyra të grupit parlamentar të qarkut. Ndërkohë që një tjetër raportim do të jetë edhe ai i grupit të punës, i përbërë nga Milva Ikonomi, Evis Kushi, Almira Xhembulla, Vilma Bello, Ardiana Jaku dhe Laert Duro, i cili ka përgatitur Dokumentin Kombëtar dhe ku përfshihen problematikat kryesore të natyrës politike, sociale dhe infrastrukturore që duhen adresuar në katër vitet e ardhshme, nga qeveria e re. ky grup pune ka renditur dhe 3 prioritetet kryesore në çdo qark.
Nuk dihet nëse gjatë kësaj mbledhjeje përveç kreut të grupit të punës do të raportojnë edhe drejtuesit politikë të qarqeve për këtë çështje. Një tjetër raport që do të paraqitet të dielën në asamble është ai që do të quhet Dokumenti i Rekomandimeve për Derregullimin, mbi një analize tërësore të numrit të licencave e dokumenteve. Ai është hartuar nga një grup pune i përbërë nga Arben Ahmetaj, Erion Braçe, Ilir Beqja, Ditmir Bushati, Elisa Spiropali, Klotilda Ferhati dhe Milena Harito.
Ndërkohë që i fundit që pritet të raportojë është Fatmir Xhafaj në emër të grupit të punës që ka përgatitur raportin mbi gjendjen aktuale politike dhe organizative të partisë në çdo qendër votimi. Në fund pas kësaj ekspozeje në bazë edhe të përfundimeve të secilit grup pune, kreu i PS-së do të mbajë një fjalë përmbledhëse, ku me interes pritet pikërisht çështja e kabinetit të ri qeveritar. Mapo.al

Previous Post

FOTO/ Elbasan, flet nga spitali e moshuara e masakruar për 2 milionë lekë

Next Post

Presidenti Ilir Meta merr një dhuratë të çmuara nga Baba Mondi në majën e Tomorrit

droni

droni

Next Post
Presidenti Ilir Meta merr një dhuratë të çmuara nga Baba Mondi në majën e Tomorrit

Presidenti Ilir Meta merr një dhuratë të çmuara nga Baba Mondi në majën e Tomorrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.