Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh, kur një 41 vjeçar ka varur veten në kasolle. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur trupin e pajetë, të varur në kasollen pranë banesës në Marinëz të Fierit. Sipas tyre dje në fshatin Marinëz, në kasollen pranë banesës, është gjetur i vetëvarur nga familjarët, 41-vjeçari me inicialet Sh. N. Sipas policisë ai kishte shfaqur shenja depresive. Pas kësaj, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit për vlerësim.











