Një ngjarje e rëndë e cila ka tronditur një familje ka ndodhur sot në Durrës. Një 52-vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët në banesë. Bëhet fjalë për viktimën me iniciale E. Xh., banues në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit. Sipas informacioneve nga policia, ditën e diel më 20 gusht, familjarët kur kanë hyrë në banesë kanë gjetur të pajetë 52-vjeçarin. Rrethanat e ngjarjes nuk janë zbardhur ende, por dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.












