Janë zbardhur disa dëshmi një ditë pas ekzekutimit të 50 vjeçarit, Vangjel Çikos në Ksamil. Një dëshmitar ka rrëfyer se kanë dëgjuar krisma armësh e më pas një grua që qante me të madhe.
“Në fillim u dëgjuan disa krisma armësh, pastaj një grua nisi të qajë me të madhe”.
Çiko është ekzekutuar brenda makinës së tij në oborrin e banesës dhe pas krismave kanë qenë familjarët të parët që kanë dalë dhe kanë gjetur trupin e pajetë të tij. Pas krimit në zonën përreth është krijuar rrëmujë, ndërsa me të mbërritur policia është qartësuar se kishte ndodhur një vrasje. E gjithë zona në Ksamil u kontrolluar nga policia dhe postblloqe u ngritën edhe në Sarandë, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.













