FOTO/ Aksident i rëndë në Lezhë, 4 makina përplasen, plagosen disa persona
09:06, 20/08/2017
Katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Nga hetimet e para dyshohet se shkak është bërë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar. Për disa minuta u bllokua edhe qarkullimi rrugor.












