Në foton e mëposhtme mund të shikoni vendin e krimit të sapondodhur në zonën e portikulturës në Kamëz. Halit Lita egzekutoi bashkëshorten e tij Dije Lita me arme në fytyrë dhe më pas ka vrarë veten. Mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje menjëherë pasi ka marrë një telefonatë në sallën e emergjencave ku është raportuar për vrasjen. Sapo kanë mbërritur forcat policore kanë gjetur në banesë trupat e pajetë. Pas verifikimeve është konstatuar se ka qenë Haliti ai që ka vrarë bashkëshorten në fillim e më pas veten. Ndërkohë po punohet për motivet e krimit të rëndë.












