JOQ ka publikuar një video ku shihet një nënë që po dhunon fëmijën e saj. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Don Boskos në Tiranë. Në video shihet një grua që e shtrin fëmijën e saj përtoke e më pas e tërheq duke e marrë me shpulla. E pranojmë se fëmijët bëjnë gabime dhe se të gjithë prindërit në botë mund ti qortojnë apo dënojnë në njëfarë nënyre por kjo dhunë në mes të rrugës është krejtësisht e patolerueshme.












