Një 40 vjeçar ka pësuar infarkt ndërkohë që ka qenë duke shijuar dasmën e një të afërmi. Sapo ka mbërritur në spital ai ka ndërruar jetë dhe nuk ka rezistuar dot. Sipas informacioneve të marra raportohet se të ndjerit i ka rënë të fikët dhe është dërguar menjëherë në spital nga dasmorët. Sipas bluzave të bardha në spitalin e Korçës, shkak për vdekjen e tij është bërë një atak kardiak.