Një fermer nga Rrogozhina, që po pastronte tokën e vet nga ferrat dje paradite, ka dashur t’u vërë edhe zjarrin, por pas 5 minutave, nuk ka qënë më në gjendje të frenojë zjarrit. Era i ka shpërndarë flakët drejt një are me grurë dhe ka djegur 2.5 dynymë me grurë. Policia e Kavajës ka proceduar në gjendje të lirë për zjarrvënie nga pakujdesia, 53-vjeçarin F.B., 53 vjeç, banues në fshatin Zhabjak të Rrogozhinës.











