Sulm me thikë në Gjermani, ka viktima. Dyshohet për akt terrorist
17:51, 18/08/2017
Një person është futur me thikë në një dyqan dhe ka vrarë një person. Ngjarja ka ndodhur në Dusseldorf, Gjermani. Raportohet se dhe një person tjeter ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve të marra dyshohet se bëhet fjalë për një akt terrorist. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë për ngjarjen, për të zbuluar nëse ka qenë sulm terrorist apo jo.











