Tre persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e një të moshuare dhe e kanë vjedhur. Ngjarja ka ndodhur në Shumbat të Dibrës. Sipas 57 vjeçares, personat ishin të maskuar dhe me dhunë i kanë vjedhur një shumë parash.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.08.2017, në fshatin Shumbat, Dibër në banesën e shtetases H.Xh, vjeç 57, 3 persona të maskuar dhe i kanë vjedhur me dhunë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Nenet 139 e 25 i Kodit Penal.












