Një furgon është futur mes këmbësorëve në zonën turistike të Ramblas në Barcelonë. Policia spanjolle thotë se disa dhjetëra persona janë plagosur nga ky “aksident masiv”. Por është duke u hetuar nëse ky ka qenë një sulm i organizuar apo ishte vërtetë një aksident.Policia dhe shërbimet e urgjencës po u bëjnë thirrje njerëzve që të qëndrojnë larg zonës përreth Placca Catalunya.











