No Result
View All Result
Një shqiptar dhe një rumun kanë rënë në prangat e karabinierëve pasi po transportonin një sasi droge prej më shumë se 135 kilogramë. Te dy u aarrestuan në Torino, Itali. Policia italiane ka bërë të ditur se droga e kapur kishte një vlerë prej 2 milionë eurosh. Shqiptari i identifikuar si Luan Hyka, 39 vjeç dhe rumuni, Andrei Timofte, 29 vjeç ishin duke udhëtuar me një furgon Benz kur janë ndaluar nga policia. Nga kontrolli i parë, duket se ata nuk kanë gjetur gjë, por informacionet kanë qenë të sakta për policinë. Ata kishin modifikuar furgonin, duke e bërë kabinën të lëvizshme me anë të një kriku dhe poshtë futnin drogën. Përveç kësaj, ata kishin veshur me gomën pjesët anësore me qëllim që të mos ndihej era.
No Result
View All Result