Një ngjarje tragjikë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Zvërnecit ku është mbytur një fëmijë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në plazhin e Portonovës, mbazditen e sotme.
Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes, dhe ende nuk dihet identiteti i viktimes.
Ndërsa mësohet se nëna ka tentuar të shpëtojë fëmijën, por nuk ia ka dalë dot dhe në gjendje të rënduar psikologjike është marrë për t’iu dhënë ndihma e parë.
Para 1 muaji në të njëjtin vend u mbytën tre të rinj.












