Fëmijët që kanë lindur përgjatë viteve të fundit janë cilësuar si “fëmijë e internetit”, kjo për shkak se e gjithë dita e tyre kalon përpara ekranit të kompjuterit. Lojërat e dikurshme janë zëvendësuar nga teknologjia.
Por edhe në rastet kur fëmijët dalin për të luajtur poshtë pallatit jeta e tyre rrezikohet, për shkak se hapësirat ku mund të luanin janë zaptuar nga makinat.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në qytetin e Durrësit, ku jeta e një fëmije që po luante poshtë pallatit është vënë në rrezik.
Isha duke luajtur me djalin poshtë pallatit, kur papritur një makinë që ishte parkuar ka marrë flakë. A kanë siguri për fëmijët tanë në këtë vend?”,- ka shkruar babai i djalit për JOQ.al, e cila ka postuar edhe videon nga shperthimi i makines.











