Zona e plazhit të Borshit prej 3 orësh ka mbetur pa ujë.
Sipas pronarëve të hoteleve dhe banesave në shërbim të turizmit mësohet se numri i pushuesve është rreth 6000.
Si pasojë e mungesës së ujit, banorët janë çoroditur pasi nuk po gjejnë zgjidhje. Mësohet se policia lokale u thotë banorëve dhe pronarëve të hoteleve t’i drejtohen Bashkisë së Himarës, ndërkohë që nga bashkia nuk ka asnjë telefon të hapur.











