Një 57 vjeçar është arrestuar nga policia e Memaliajt.
Gjatë një operacioni në Memaliaj të koduar “Kurtjes”, në banesën e Astrit Bilos 57 vjeç në fshatin Kurtje është sekuestruar 1 kallëp tritoli 200 gr, 600 gram C4, 6.8 kg dinamit, 12.7 metër fitil zjarrpërcjellës, 45 kapsolla detonatore dhe 1 thikë.
Gjithsej është sekuestruar 7.6 kg lëndë eksploziv.












