Policia e Tiranës bën të ditur se ka arrestuar sot Hasan Sh. e Dashamir Sh., vjeç 59 e 34, banues në Valias të Ri.
Arrestimi i tyre është bërë sepse dje, rreth orës 20:30, në lagjen Valias i Ri, për motive pronësie, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me mjete të forta (shufra hekuri) në kokë dhe në trup, N. Ll., vjeç 21, banues në Valias të Ri, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Nenet 88 e 25 të Kodit Penal.












