• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TABELA/ Tiranë, ja çmimet e shitjes së apartamenteve në 32 zonat

droni by droni
11 August, 2017
in Ekonomi, Ekonomia, Kronika, Kryesore
0
Qeveria dakord me FMN për të rritur taksën e shtëpive
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e banesave, të cilat të paktën për qytetin e Tiranës kishin shkuar me rritje gjatë fillimit, gjatë muajve prill-qershor, kanë pësuar ulje. Raporti i Bankës së Shqipërisë për 3-mujorin e dytë të këtij viti referon se indeksi i çmimit të shitjes së banesave, regjistroi rënie. Përkundër kësaj, qiratë kanë shkuar me rritje në vazhdimësi, edhe pas 3 muajve të parë të 2017-s. Nëse për Bankën Qendrore, sinjali për uljen e çmimeve të apartamenteve, është rënia e kërkesës, si pasojë kjo edhe e ndikimit të taksave vendore, realiteti tregon se që nga muaji janar, apartamentet në Tiranë janë shtrenjtuar, shkruan Shekulli.
Ndërkohë, qiratë të cilat gjatë gjithë vitit 2016 shkuan me një tendencë uljeje, në prill-qershor janë rritur ndjeshëm. Për Bankën e Shqipërisë, rritja e numrit të lejeve të ndërtimit, si dhe e kërkesës së konsumatorëve për blerje banesash kanë nxitur gjithashtu investimet në ndërtim. Por, reflektimi i çmimeve reale pritet dalë pas muajit gusht, ku lëvrimi i 1000 kredive nga bashkia e Tiranës, si dhe rritja e kredisë nga bankat, do të shtojnë kërkesën për blerje banesash. “Stoku i kredisë për individë17 shënoi rritje mesatare vjetore prej rreth 7.5% në tremujorin e dytë të vitit. Zgjerimi i këtij portofoli është mbështetur vazhdimisht si nga kredia për konsum (12.9%), ashtu edhe nga kredia e dhënë për blerje banese (6.3%)”, raporton BSH.

Çmimet referencë
Në fillim të këtij viti, Enti Kombëtar i Banesave bëri vlerësimin e çmimeve për apartamentet në të gjithë vendin, përfshirë edhe 32 zonat kadastrale të Tiranës. Ajo çka ra në sy në vlerësimin e institucionit, i cili në llogaritjet që kryen, nuk përfshin vlerat e rrjetit inxhinierik, projektit, studimit gjeologjik dhe sizmik, lejes së ndërtimit, truallit dhe shpenzimet operacionale në masën 4 për qind, ishte fakti se krahasuar me vitin 2015, çmimet mbetën të pandryshuara në 23 zona kadastrale, ndërsa në 9 zona të tjera pati ulje dhe ngritje. Po ashtu në vlerësimin që është bërë për të gjitha qytetet e Shqipërisë, u vunë ré luhatje të vogla, teksa në pjesën më të madhe kanë mbetur në nivelin e vitit 2015. Por, nëse për të gjitha qytetet çmimet referencë të banesave u zyrtarizuan pa luhatje të mëdha, e kundërta ndodhi në Tiranë, ku fatkeqësisht apartamentet po shiten më shtrenjtë për shkak të taksës së infrastrukturës që ka hyrë në fuqi nga janari. Nga llogaritjet që bëjnë ndërtuesit, (ata që u preken drejtpërdrejt nga kjo taksë), një metër katror u rrit nga 7000 lekë deri në 16 000 lekë më shtrenjtë, sipas zonave.

Ndërtuesit
Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, nxitën fondin publik të investimeve qysh në gjashtëmujorin e parë, ndërsa tashmë janë aktivizuar lejet e ndërtimit sidomos në Tiranë, për shkak të Planit të Ri Rregullues. Fondi i Investimeve Publike prej rreth 76 miliardë lekësh po orientohet për ndërtimin e ujësjellësve, mirëmbajtjes dhe sigurisë në rrugë, se sa ndërtimit të autostradave të reja. Ndërsa investimet private do të jenë më të larta për objekte banimi dhe HEC-e. Ndërtuesit janë optimistë sidomos për sektorin e banesave, ku si oferta dhe kërkesa janë në rritje. Sipas ndërtuesve, miratimi i planit të ri Rregullues në Tiranë po i jep një hov ndërtimit në kryeqytet. “Janë shumë projekte gati që kanë mbyllur marrëveshjet me pronarët e trojeve dhe janë në pritje të miratimit të planit të ri rregullues nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Presim që puna në terren për ndërtimin e këtyre objekteve të jetë në gjysmën e dytë të vitit”, thonë ata, teksa shtojnë se pjesa më e madhe e kërkesës i dedikohet objekteve të banimit dhe më pak zyrave të biznesit dhe dyqaneve. Madje në periferi shumë objekte që po ndërtohen i kanë dedikuar edhe katin e parë banimit, dhe jo shërbimeve. Ndërtuesit thonë gjithashtu se ka një kërkese në rritje për standarde. Blerësit gjithnjë e më shumë kërkojnë që shtëpia e re të respektoje standardet e sigurisë dhe hapësirat publike. Preferohen blloqet e banimit, ku brenda të tyre të jenë të organizuara hapësirat e pushimit dhe njësite e shërbimeve. Po ashtu, investitorët parashikojnë se pjesa e mbetur e vitit 2017 do të përqendrojë me shumë ndërtimet në objektet e hoteleri turizmit, teksa ndërtimi i rrugëve është maturuar dhe nuk priten ndryshime.

Ecuria
“Indekset e çmimit të shitjes dhe të qirasë së banesave kanë shënuar zhvillime me kahe të ndryshme gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017. Indeksi i çmimit të banesave regjistroi rënie gjatë dy tremujorëve të parë. Në tremujorin e dytë, ndryshimi vjetor real i tij ishte -11.5%. Në të kundërt, indeksi i qirasë vijoi trendin rritës, të nisur që nga tremujori i tretë i vitit 2016. Raporti çmim/qira regjistroi nivelin më të ulët që nga tremujori i parë i vitit 2015” , vlerëson Banka e Shqipërisë.

32 zonat, sa shiten sot apartamentet
Sipas zonave kadastrale të Tiranës, qendra dhe zonat më të lakmuara (ish-blloku, Rruga e Elbasanit, Stadiumi “Selman Stermasi”, kanë pësuar rritje drastike, ku çmimi për metër katror ka shkuar plus 120 euro. Ndërkohë, duke shkuar sa më larg vijës së verdhë të kryeqytetit, çmimi është rritur me 50-70 euro.

Previous Post

EMRI/ Dogji kodrat e Liqenit me një bisht cigare, arrestohet 53-vjeçari

Next Post

TABELA/ Shqipëria në vend të parë në rajon…, për pensionin mesatar më të ulët

droni

droni

Next Post
Ligji i Erion Veliajt për pensionet nuk e zgjidh problemin

TABELA/ Shqipëria në vend të parë në rajon..., për pensionin mesatar më të ulët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.