Shërbimet e policisë të Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Arben Guga, 53 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij mësohet se është bërë i mundur pasi rreth orës 15:00, të ditës së djeshme, te Kodrat e Liqenit Artificial, nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr duke hedhur në tokë një cigare, ku për pasojë janë djegur rreth 500 m2 shkurre dhe pemë dekorative.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penal “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr të pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, parashikuar nga neni 206/2 i Kodit Penal.












